Showbiz

‘Vetëm mos të flasë’/ Aktori i njohur i gatshëm të paguajë shumën marramendëse për ish gruan 

Aktori Hugh Jackman dhe ish gruaja e tij Deborra-Lee Furness, kanë qëndruar jashte vemendjes duke pritur vendimin e divorcit mes tyre. Megjithatë, një raport i ri duket se i heq kapakun strategjisë së tyre të PR tani që janë zbuluar disa detaje rreth negociatave të tyre financiare.

Sipas një burimi të National Enquirer, përmes RadarOnline, aktori 55-vjeçar thuhet se vlen 100 milionë dollarë dhe ai duket i lumtur ta ndaje atë pasuri me Furness me një kusht. Duket se Jackman dëshiron që gruaja e tij të nënshkruajë një kontrate “të hekurt” sepse ka disa aspekte të marrëdhënies së tyre së bashku që ai dëshiron t’i mbajë të fshehura.

“Kjo lëvizje ka të bëjë më pak me aspektin financiar dhe më shumë me mbajtjen e kontrollit,” vuri në dukje burimi i brendshëm. “Shqetësimi i Hugh nuk ka qenë kurrë paratë, por kontrolli. Ai është një njeri me shumë sekrete dhe nuk dëshiron që asnjëra prej tyre të ekspozohet.” Sekretet? Çfarë lloj sekretesh? Tashmë ka pëshpëritje, përmes Us Weekly, se hapi i parë i yllit të Wolverine pas ndarjes së tij do të jetë shkrimi i një libri kujtimesh me “sekrete bombe” për jetën e tij personale. Duket disi e padrejtë që Jackman do të lejohej të fliste për martesën e tij, por Furness do të duhej ta mbante gojën mbyllur.

Nëse Furness është në rregull me kërkesën e Jackman, atëherë ajo duhet të largohet dhe të gëzojë paratë që e ndihmoi të fitonte gjatë karrierës së tij. Por nëse këto kushte e bëjnë atë të pakëndshme, atëherë shpresojmë që ajo të arrijë një marrëveshje që i jep paqe mendore – divorci nuk është kurrë i lehtë!

What's your reaction?