Showbiz

Vera Wang nuk njeh “plakjen“/ 74-vjeçarja shokon fansat me pamjen e saj

Vera Wang, e cila në moshën 74-vjeçare duket se ka zbuluar burimin e rinisë, nuk e privon veten nga ushqimi i shpejtë apo një koktej vodka.

 Stilistja pohoi se konsumon Mc Donald`s. Ha për disa ditë dhe më pas ndryshon ushqimet e saj.

Jo vetëm kaq, Wang preferon dhe ëmbëlsirat. “Është si një pelte donut, por brenda është krem, krem vanilje. Më pëlqen gjithashtu roza me spërkatje.”

Në vitin 2020, ikona e stilit u bë virale për pamjen e saj rinore, pasi postoi foto të saj, atëherë 70 vjeçe, duke modeluar reçipeta sportive portokalli dhe pantallona të shkurtra xhins.

“Joreale.”-ishte një nga komentet që mori nga fansat.

Në atë kohë, Vera tha se ishte “plotësisht e tronditur” nga përgjigja në internet, duke u thënë fansave në Instagram se sekretet e saj kundër plakjes përfshinin punën, gjumin, një koktej vodka dhe jo shumë diell.

Sigurisht, nuk janë të gjitha Big Mac dhe donuts për legjendën e modës. Ajo gjithashtu na tha se puna e fortë e mban rininë e saj.

“Në thelb, unë kam punuar gjithë jetën time, kështu që ka të bëjë me punën,”- tha Wang. Mendoj se puna të mban të re dhe të stimuluar.“

Të jesh i zënë është antidoti më i mirë për shëndet të mirë.”

What's your reaction?