Showbiz

Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzojnë martesën

Çifti i këngëtarëve lidhin martesë në Gjirin e Lalëzit. Dyshja simpatike që pothuajse çdo këngë e bënte bashkë,më në fund janë të martuar,prej vitesh lidhjeje.

Në dasmën e tyre të madhe kanë qenë të ftuar këngëtarë të njohur si: Eli Fara,vëllezërit Endri e Stefi, e shumë figura të tjera publike.

Venera e Lindi dukeshin të mrekullueshëm në veshjet e tyre martesore. Për eventin magjik u kujdes Ami Event dhe çdo gjë nisur nga fustani i nusërisë, kostumi i dhëndrit, pamjet nga dasma madhështore, ishin thjesht perfekte. Këtë fakt e shprehin dhe fotot e ndara në rrjetet sociale të tyre.

Kujtojmë se Venera Lumani është një këngëtare që u bë e famshme pasi fitoi sezonin e dytë të “The Voice of Albania“. Ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore në Shqipëri, si Top Fest, Festivali i Këngës dhe Kënga Magjike. Edhe pse Lindi nuk shkoi në finale ai u bë i njohur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. `The Voice` ishte dhe takimi i parë i të sapomartuarve. Ata vazhdojnë me projektet e tyre muzikore duke transmetuar përmes teksteve të këngëve dashurinë për njëri-tjetrin.

What's your reaction?