Taylor Swift shtyu koncertin e ‘Eras Tour’ në Rio de Janeiro pasi një fanse 23-vjeçare ndërroi jetë gjatë shfaqjes së saj të së premtes mbrëma, sipas një mesazhi të postuar në Instagramin e këngëtares.
“Këtë po e shkruaj nga dhoma e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për shtyrjen e spektaklit të mbrëmjes së sotme për shkak të temperaturave ekstreme në Rio”, ka thënë këngëtarja në një shënim në Instagram. “Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit duhet dhe do të jetë gjithmonë e para.”
Shkaku i vdekjes së Ana Clara Benevides Machado, vajzës që kërkoi kujdes mjekësor në stadiumin Olimpik Nilton Santos gjatë shfaqjes, nuk është bërë ende e ditur. Zyra e prokurorit publik të Rios hapi një hetim penal dhe tha se trupi i Benevides ishte duke u ekzaminuar.
Vdekja e Benevides tronditi shumë njerëz në Brazil. Ky ishte udhetimi i saj i pare nga rajoni qendror-perëndimor i vendit në Rio për të parë kengetaren e saj të preferuar. Ajo gjithashtu krijoi një grup WhatsApp për të mbajtur familjen e saj të përditësuar, duke dërguar foto dhe video në çdo hap, thanë anëtarët e familjes për G1.
Fansat dhe politikanët reaguan ndaj vdekjes së saj me zemërim, duke spekuluar se ishte e lidhur me nxehtësinë ekstreme.
Tifozët që ndoqën shfaqjen e së premtes thanë se nuk u lejuan të sillnin shishe uji në stadium edhe pse Rio dhe shumica e Brazilit kanë pasur temperatura rekord këtë javë mes një vale të rrezikshme dhe të qëndrueshme të të nxehtit.
Lini një Përgjigje