VIP

“Unë kam njerëz fantastikë në jetë”: Balerina shqiptare emocionon me dedikimin

Spektakli më i ndjekur i kërcimit ‘Dancing With the Stars’ si çdo herë tjetër edhe këtë vit ka bërë bashkë personazhet më të dashur të publikut për të dhuruar spektakël me kërcimet e tyre në disiplina të ndryshme. 

VIP-at vijnë javë pas jave me kërcime dhe disiplina të ndryshme të shoqëruar nga balerinët profesionist për të fituar në fund edhe çmimin e madh. 

Javën e kaluar një nga balerinat profesioniste Erisa Govaçi u dëmtua teksa po bënte prova për spektaklin e madh, ajo shoqërohej nga konkurenti Eni Shehu e teksa po provonin kërcimin Erisa mbeti e dëmtuar duke lënë kështu menjëherë garën e kërcimit.

E megjithëse balerina e njohur duhet të qëndrojë jashtë pistës së kërcimit DWTHS për një periudhë të gjatë, sërish kjo atmosferë e ‘Dancing” nuk i ka munguar pasi konkurentët dhe miqtë balerine të Erisës kanë vendosur ta vizitojnë në shtëpi duke kaluar shumë momente të bukura së bashku. Erisa ka ndarë me ndjekësit në Instagram edhe disa foto me konkurentet por edhe me partnerin e saj ku shkruan:

Une kam njerez fantastike ne jete. Po ti?😂 (Ka edhe te tjere po ende se kemi bere shkrepjen per albumin e fundvitit🥰)”

What's your reaction?