Molly Hurwitz, ish e fejuara e Matthew Perry, ka folur pas vdekjes së aktorit. Të dy vendosën të ndaheshin në vitin 2021, pasi Perry anuloi fejesën me Hurwitz. “Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është një prej tyre,” tha Perry në një deklaratë në atë kohë, sipas PEOPLE.
“Ai do të donte që bota të fliste se sa i talentuar ishte. Dhe ai ishte me të vërtetë shumë i talentuar”, ka shkruar Hurwitz në Instagram. “Ndërsa ribashkimi i Friends po afrohej, ne e rishikuam shfaqjen së bashku. Respekti dhe vlerësimi ynë për humorin është diçka që na lidhi. Të ishe me të ndërsa ai rizbulonte shkëlqimin e tij ishte magjike.”
“Por, padyshim që e njihja atë njeri në mënyra shumë të ndryshme. Ndërsa unë e doja atë më thellë se sa mund ta kuptoja, ai ishte i komplikuar dhe më shkaktoi dhimbjen që nuk e kisha njohur kurrë. Askush në jetën time nuk ka pasur një ndikim më të thellë tek unë sesa Matthew Langford Perry. Unë kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për këtë, për gjithçka që mësova nga marrëdhënia jonë”, ka shkruar ajo pjesërisht, duke shtuar në fund: “Matty, ndjej lehtësim që je në paqe”.
Aktori vdiq nga mbytja ne vaske, diten e shtunë, më 28 tetor. Zyra e ekzaminimeve mjekësore të qarkut të Los Anxhelosit ka konfirmuar për gazetën PEOPLE se një autopsi ka përfunduar, por raportet toksikologjike janë në pritje.