Së fundmi aktorja 51-vjeçare Sofia Vergara u bë pak lozonjare dhe flirtuese kur promovoi kostumin e saj të ri që është pjesë e koleksionit të ardhshëm për Walmart pasi i dërgoi një mesazh flirtues yllit latin Bad Bunny, i cili e kishte komplimentuar në një këngë.
Ish-ylli i serialit ‘Familja moderne’, e cila është beqare rishtazi pas ndarjes nga ish burri i saj Joe Manganiello pas më shumë se shtatë vitesh martesë, modeloi me tre veshje me ngjyra të ndryshme dhe e postoi në instagramin e saj.
Ajo i pyeti 31.7 milionë fansat dhe ndjekësit e saj në instagram: ‘Cila ngjyrë është e preferuara juaj?’
Fillimisht, ajo bëri një pozë të thjeshtë selfie para një pasqyre me nje body kafe të ngjitur pas trupit. Më pas, ajo tregoi një version të zi në një tjetër selfie. Dhe me pas , bukuroshja kolumbiane u shfaq me një body të bardhë.
Aktorja dhe personazhi televiziv e përfundoi postimin në Instagram duke shkruar: “Trupi perfekt nga koleksioni im i ri i vjeshtës Walmart!! Vishini ato me xhinse, funde, pantallona të shkurtra ose pa asgje tjeter.’
Pamja e saj seksi vjen pasi ajo i dërgoi një mesazh flirt Bad Bunny-t, pasi ai e komplimentoi atë në një nga këngët e tij të reja.