Dita e martë nuk ka shkuar siç duhej për sulmuesin Brazilian Neymar, pasi shtëpia e Bruna Biancardi nëna e vajzës së tij të përsalindur u grabit nga një bandë kriminale në Sao Paulo.
Nga hetimet e para të Gardës civile komunale, njëri nga autorët ishte banor i godinës ku ka shtëpinë familja Biancardi duke lejuar kështu edhe grabitësit e tjerë për të hyrë brenda. Dy nga sulmuesit kanë qenë të armatosur dhe po kërkonin Bruna dhe Mavie.
Fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ndodhej në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi kanë vënë re që diçka nuk shkonte në shtëpi. Më pas agjentët kanë rrethuar pronën dhe kanë arritur të arrestojnë njërin prej të dyshuarve i cili ishtë banor i godinës. Pjesa tjetër e bandës kriminale kanë arritur të largohen me çantat luksoze, ora dhe stoli.
Neymar gjithashtu shkruan në llogarinë e tij në Instagram që ka qënë një ditë e trishtë me dy lajme të hidhura. Fillimisht sulmi që i është bërë familjes Biancardi por të gjithë janë mirë. Dhe më pas lajmi i trishtë për humbjen e një mike të dashur.