Showbiz

Taylor Swift bën historinë/ Krijon për herë të parë perandorinë e saj miliarda dollarëshe

Mesa duket kjo verë ka qenë tepër fitimprurëse për Taylor Swift. Këngëtarja 33 vjeçare më e njohur e popit , ka ndërtuar zyrtarisht një perandori miliarda dollarëshe pas suksesit të madh të turneut të saj ‘Eras’ këtë vit, sipas një analize të Bloomberg News.

Gazeta raportoi se ëndrrat më të mëdha të Swift u realizuan pasi ajo arriti një vlerë neto marramendëse prej 1.1 miliardë dollarësh, të cilën e fitoi me ndihmën e turneut të saj në mbarë botën me 146 data.

Vetëm pjesa e turneut historik në SHBA ka shtuar 4.3 miliardë dollarë në produktin e brendshëm bruto të vendit, specifikon gazeta.

Turneu i fitueses prej 12-herësh të cmimeve Grammy , është në rrugën e duhur për t’u bërë turneu me fitimet më të larta në histori.

Eras Tour është duke mbledhur një shumë të madhe prej 4.1 miliardë dollarësh, gjë që mund të bëjë që Swift të ketë fitimin më të madh nga një turne i vetëm në histori.

Por turneu nuk është forca e vetme shtytëse pas vlerës neto marramendëse të Swift. Krijuesja e hitit të “New Romantics”, e cila mburret me një portofol mbresëlënës të pasurive të paluajtshme me vlerë vetëm mbi 80 milionë dollarë, i bëri paratë e saj”vetëm përmes muzikës dhe performancës”, vëren Bloomberg, duke e bërë arritjen edhe më mbresëlënëse.

Për më tepër, perandoria e Swift do të bëhet edhe më e madhe me publikimin e filmit të saj të ri “Eras Tour” që doli në kinema më 13 tetor te ketij viti.

Filmi arriti mbi 80 milionë dollarë dhe deri më tani ka fituar mbi 130 milionë dollarë në mbarë botën.

What's your reaction?