Showbiz

Robert De Niro po shijon prindërimin në moshën 79- vjeçare

Robert De Niro  ndihet i lumtur duke qenë baba i një të porsalinduri.

Aktori, 79 vjeç, i cili së fundmi ka mirëpritur fëmijën e tij të shtatë, ka reflektuar mbi atësinë .

Ylli i “Godfather” shpjegoi se qasja e tij ndaj prindërimit ka ndryshuar me kalimin e viteve.

“Kur je i rritur, ke ndërgjegjësim për disa gjëra në jetë,dinamikën e familjes , gjithçka.  

Thjesht, ju nuk mund të shmangni mësimin e disa gjërave, dhe pastaj si t’i menaxhoni ato,”- thotë aktori.

De Niro zbuloi muajin e kaluar se kishte mirëpritur një vajzë, Gia. Aktori ka gjithashtu dhe dy fëmijë, Elliot, 25 vjeç dhe Helen, 11, me ish-bashkëshorten Grace Hightower.

Ai kurrë nuk do ta quante veten një “baba i lezetshëm”.

Për të , tani çdo gjë është ndryshe.

What's your reaction?