Sofia Vergara nuk e harron kurrë Miami-n dhe ne e vlerësojmë atë për këtë. Kjo për shkak se herë pas here, ylli i “Familjes moderne” poston foto të reja të vetes në të 20-at e saj, kur punonte si modele dhe në televizion.
Për të promovuar një produkt të ri nga linja e saj e bukurisë Toty, 51-vjeçarja kolumbiane u tregoi ndjekësve të saj një foto sensuale topless. Në foto, ajo është në një plazh duke parë oqeanin, e veshur vetëm me rroba banje braziliane dhe rruaza argjendi.
“Arsyeja pse unë jam kaq posesive tani për përdorimin e Transforma në moshën 51-vjeçare,” shkruan ajo, duke iu referuar Serumit AHA të transforma të Toty. “Gjithë ato vite e pambrojtur nga dielli në vitet ’90!!!”
Komentet ne foton e saj ishin të panumërta duke thënë se: “Atëherë dhe tani ajo ende duket e mrekullueshme! Uau.” . “Do të thyesh internetin! FALEMINDERIT!!!” “Pa fjale.”