Showbiz

Reperja shqiptare pjesë e jurisë së spektaklit muzikor në Gjermani

Reperja e njohur shqiptare prej kohësh është në qendër të mediave rozë sa i përket jetës private dhe lidhjes me futbollistin gjerman Karim Adeyemi. Por me sa duket ky vit që po mbaron do e gjejë Loredanën të plotësuar edhe nga ana artistike sa i përket muzikës.

Viti 2024 duket që do të nisë mbarë për artisten shqiptare pasi ajo do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm muzikor në Gjermani “Deutschland sucht den Superstar”, një garë muzikore mes talenteve të reja ku në fund zgjidhet ylli i muzikës në Gjermani. 

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ku kanë shkruar që Loredana, Pietro Lombardi, Dieter Bohlen dhe Beatrice Egli janë anëtarët e këtij sezoni të “Deutschland sucht den Superstar“. Gjithashtu krahas fotos së publikuar shkruhej: “Me Beatrice Eglin dhe Loredanën, ne mundëm të fitonim dy përfaqësues shumë të suksesshëm të zhanreve të tyre muzikore përkatëse për jurinë e ‘DSDS’. Ne kemi gjetur kastin tonë të dëshiruar për sezonin e 21-të”

Edhe Loredana ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram për lajmin:

What's your reaction?