Showbiz

Puthja ishte arsyeja e ndarjes? Aktori shqiptar flet për ndarjen e Ledrit me Sarën

Pak kohë më parë, ndarja e këngëtarit shqiptar Ledri Vula dhe Sara Hoxhës bëri bujë në rrjetet sociale por arsyeja nuk dihej ende.

Por u përfol gjithashtu se gjatë premierës së filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, ku Sara Hoxha ishte pjesë e kastit, Ledri Vula nuk ishte aty që ta mbështeste për shkak të puthjes gjatë filmit me aktorin shqiptar Roerd Toce.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Natë me Aulonën’, ku ka folur për këtë fakt dhe ka thënë që kjo nuk ka qënë arsyeja e ndarjes së tyre. 

“Larg qoftë. Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Në fakt këtë të puthjes e di por nuk janë shumë… është roli para kamerës, atë personazhi që ke përballë mund të mos e njohësh fare dhe thjeshtë ke një skenë puthje me të. Është roli i tillë, është skenari i tillë, teksti i tillë dhe detyra e regjisorit që të japë ty që të bëhesh sa më konfort për të bërë një skenë që transmetohet mirë te publiku. Besoj që Sara ia ka arritur. Nga ana ime nuk mund të kishte siklet, por duhet të japësh ndjesinë e duhur dhe kjo ishte shumë me e sikletshme. Dublën e realizuam me dy puthje.”- tha Roerdi.

What's your reaction?