Ditën e djeshme u bënë dy vite pa balerinën Hueyda El Saied. E trishtë ka qenë për familjen e saj të shtrenjtë, miqtë e ngushtë apo edhe për publikun që aq shumë e deshi dhe e duartrokiti në skenë, ndarja e parakohshme nga jeta e balerinës së njohur.
E teksa vitet kalojnë partnerit të saj Thierry dhe djalit Gabriel i mungon më së shumti. Në ditën e përkujtimit të saj partneri e ka kujtuar Hueyden në formën më të bukur, duke ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku shfaqet balerina e njohur në momentet e saj më të bukura familjare dhe artistike.
Video me momentet më të bukura të Hueydes u shoqërua me këngën e njohur “Interstellar”, e në brendësi të saj Thierry ka shkruar: “Hueyda prej dy vitesh po kërcen mes yjeve, përgjithmonë me ne!! Gabriel & Thierry”