VIP

‘Pengesa e vetme ishin fëmijët’: 25 vite diferencë, të vërtetat e pathëna të Brigitte Macron

Brigitte Macron thotë se krijimi i një marrëdhënieje me bashkëshortin e saj , presidentin francez Emmanuel Macron, fillimisht ishte “e lodhshme”, për shkak të diferencës së tyre në moshë prej 25 vitesh, dhe faktit që ajo ishte mësuesja e tij e shkollës së mesme në atë kohë.

Brigitte e cila foli për fillimet e diskutueshme të martesës së saj në një intervistë të re me Paris Match ishte një mësuese drame 39-vjeçare në një shkollë katolike në Francën veriore kur Emmanuel, atëherë 15 vjeç, pati ndjenja për të.

Ndërsa prindërit e Emmanuel fillimisht dyshuan se ai po dilte me vajzën e Brigitte, e vërteta përfundimisht doli dhe ai u dërgua në një shkollë me konvikt.

“Emmanuel duhej të largohej për në Paris,” tha Brigitte, tani 70 vjeç. “I thashë vetes se ai do të dashurohej me dikë të moshës së tij. Por kjo nuk ndodhi.”

Të dy vazhduan te mbanin kontakte, por për një kohë Brigitte u përpoq të mbante një distancë mes tyre për të mos “shkatërruar” jetën e fëmijëve të saj, të cilët ishin afër moshës së Emmanuelit.

“Kjo zgjati 10 vjet, koha për t’i vendosur në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin,” tha ajo. “Por unë nuk doja të humbisja jetën time”.

Çifti përfundimisht u martua në vitin 2007, dhe me vone duke fituar presidencën franceze në 2017.

Siç tha ajo për Paris Match, marrëdhënia e tyre vetëm sa është forcuar që atëherë falë admirimit për intelektin e burrit të saj.

“Nuk kam parë kurrë një kujtesë të tillë ,një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjëri nuk kishte aftësitë e tij”, tha Brigitte. “Unë gjithmonë e kam admiruar atë.”

What's your reaction?