Showbiz

Nuk priti të kalojë koha: Pas ndarjes, Dua Lipa kapet ‘mat’ me këngëtarin

Këngëtarja Dua Lipa i ka habitur të gjithë fansat pas lajmit së ndarjes me regjisorin Romain Gavras. Pas një romance 8 mujore, burime për ‘The Sun’ tregojnë se këngëtarja shqiptare donte të fokusohej tek karriera dhe albumi i saj i saj i tretë i cili do të publikohet së shpejti.

Por mesa duket ylli 28 vjeçar nuk e ka mendjen akoma tek albumi i saj sepse së fundmi ajo është parë duke festuar Krishtlindjet me këngëtarin Omar Apollo dhe mes thashethemeve se ajo është duke u dashuruar me reperin Jack Harlow.

Ndërsa shumë janë të vetëdijshëm se Omar është haptazi homoseksual, ende disa pyesin veten nëse Dua dhe Omar kanë dicka pasi ata e festuan këtë ditë të veçantë së bashku. Të dielën, ylli i pop-it permes nje story të saj në Instagram ku ajo pozon përkrah mamasë së saj Anesa Lipa, babit Dukagjin Lipa, motrës Rina Lipa, vëllait Gjin Lipa, Omarit si dhe familjes së tij. “Grand Gang’, ka shkruar ajo mbi foton.

Duke mos u ndalur me kaq, Dua ofroi më shumë pamje të festës. Këngëtarja e “One Kiss” ka postuar një video dhe një foto nga tavolina e stolisur e ngrënies ku shihet familja duke u argëtuar së bashku gjatë festës. Ajo përfshiu gjithashtu një foto nga afër të asaj që dukej të ishte një gjeldeti i pjekur.

What's your reaction?