Showbiz

‘Nuk më kuptoi’: Zamira Kita zbulon rolin që bashkëshorti e ndaloi ta luante

Zamira Kita është një ndër aktoret më të mira shqiptare, ku edhe pse kanë kaluar shumë vite që është në skenë sërish mbetet një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi aktorja në një intërvistë të dhënë për programin “Natën me Aulonën” që transmetohet në MCN TV, ndër të tjera ka rrëfyer ndjesitë e saj për filmin më ti ri “Në Kuadër të Dashurise” marrëdhënien me aktorët si dhe emocione të forta ka treguar për jetën familjare të saj.

E pyetur nga moderatorja Aulona Musta nëse partneri i saj i kishte kërkuar të hiqte dorë nga ndonjë rol, Zamira është shprehur kështu:“Ka qenë roli i një kryeprostitue, ishte pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter.Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Një rol që mua do më krijonte mundësi që çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri. Por ai nuk e kuptonte dot kështu. Sa e lexoi që ishte kryeprostitua, jo tha nuk do ta bësh këtë film”.

What's your reaction?