VIP

‘Nuk jam mirë’/ Luiz Ejlli shqetëson fansat, ja çfarë ndodhi 

Fitorja e tij në ‘Big Brother Vip Albania’ disa muaj më parë, emocionoi të gjithë fansat e tij në të gjithë Shqipërinë. Dhe pas asaj fitoreje, këngëtari Luiz Ejlli ka qënë tepër i angazhuar me koncertet dhe së fundmi me filmin e tij më të ri ‘Në kuadër të dashurisë’.

Por mesa duket të gjitha këto angazhime kanë ulur imunitetin e tij, ku këngëtari ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale, nga spitali.

“Kam bërë mungesë në Instagram se nuk jam mirë. Po ju përshëndes me këta dy engjëjt mbrojtës, nuk më kanë lënë vetëm në asnjë sekondë”, u shpreh ai.

Ndërsa fansat janë të shqetësuar për shëndetin e tij, ata janë edhe më të vendosur për të ofruar mbështetje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë me komentet pozitive në rrjetet sociale.

(Marrë nga Instagram)

What's your reaction?