VIP

‘Nuk doja të kishin akses në trupin tim’:Billie Eilish habit fansat, tregon të vërtetat e pathëna

Këngëtarja e njohur Billie Eilish së fundmi ka folur për vendimin e saj për të fshehur trupin në fillim të karrierës muzikore.

Fituesja e Grammy-it prej shtatë herësh, ka veshur rroba të gjera për vite me rradhë.

“Unë nuk po përpiqesha që njerëzit të mos më seksualizonin,” tha 21-vjeçarja në artikullin e Variety’s The Power of Women. “Por unë nuk doja që njerëzit të kishin akses në trupin tim, qoftë edhe vizualisht. Nuk isha mjaftueshëm e fortë dhe e sigurt për ta treguar atë. Nëse do ta kisha treguar në atë kohë, do të isha plotësisht e shkatërruar nëse njerëzit do të kishin thënë ndonjë gjë.”

Ajo shpjegoi se ndërsa ka “lidhje të thella” me gratë në jetën e saj dhe se i pelqejne edhe femrat, ajo ende lufton me vetë-perceptimin e saj. “Unë kurrë nuk jam ndjerë e dëshirueshme. Nuk jam ndjerë kurrë femërore,” tha ajo.

Fituesja e çmimit Oscar vazhdoi të fliste sesi trupi i saj u bë temë bisedash në media. Eilish e cila u shfaq për herë të parë në skenën muzikore në moshën 13-vjeçare , veçanërisht veshi një bluzë me dekolte të hapur kur ishte 16 vjeç, gjë që shkaktoi një bisedë të vazhdueshme publike. Këngëtarja e “What Was I Made For” tha se pubertetin e filloi në moshë të re dhe ndërkohë që ishte mësuar me të, reagimi i publikut ndikoi në mënyrën se si ajo zgjodhi të vishej.

“Ti vesh diçka që nuk është aspak zbuluese dhe të gjithë thonë: “Oh, por nuk doje që njerëzit të të seksualizonin?” Ajo vazhdoi: ‘Unë jam një qenie që ndonjëherë është seksuale. Dreqin!”

What's your reaction?