Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Stefi Prifti ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “S’e Luan Topi” në ‘Top Channel’, ku ka rrëfyer shumë nga jeta e tij, nga fëmijëria, ikja në emigrim, apo dhe momentet e trishta të ndarjes nga jeta të ish bashkëshortes së tij.
Ndër të tjera është ndalur gjatë edhe mbi situatën delikate nga divorci i prindërve të tij. Stefi ka treguar që prindërit janë divorcuar kur ai ishte 4 vjeç, dhe se ai së bashku me motrën dhe vëllain kanë qëndruar me nënën e tyre.
Sa i përket marrdhënies së tij me babain pas divorcit të prindërve këngëtari rrëfen që e kishte shumë të vështirë ta falte babain e tij madje shton që nuk flisnin me njëri-tjetrin edhe pse udhëtonin në të njëjtin autobus.
“E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është ajo që kam të vështirë t’ja fal.” rrëfen ai.