‘Njeri negativ’: Juliana Nura tregon arsyen e zhgënjimit nga Ilir Shaqiri

juli

Pak ditë më parë, në spektaklin e kërcimit të ‘Dancing ëith the stars’, e eliminuara e rradhës ishte Juliana Nura e cila mori më pak pike se zakonisht.

Por vetë Juliana ka treguar se ka ngelur shumë e zhgënjyer nga kryetari i jurisë Ilir Shaqiri, i cili sipas saj u tregua shumë negativ dhe person që bën shaka seksiste.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Pardon my french’, ku Juliana ka thënë se : “Të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar.”

Gjithashtu ajo tha se nuk ishte penduar për deklaratat që kishte bërë kur ishte e ftuar tek ‘DWTS Fan Club’.

“Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ (shaka seksiste) që bën ai.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *