Showbiz

‘Një jetë e re’: Reperja e njohur konfirmon ndarjen nga partneri i saj

Cardi B ka zbuluar së fundmi se është beqare, duke dalë live në Instagram, dhe duke konfirmuar kështu ndarjen e saj me reperin Offset. Në Instagramin e saj të fundit , këngëtarja e Up ndau se nuk është e sigurt nëse fansat e saj kanë marrë të dhëna nga daljet e saj të mëparshme live, por ajo nuk është e sigurt se si t’i tregojë botës se tani është beqare.

Në live-n e saj të fundit, Cardi B tha: “Nuk e di nëse të gjithë keni marrë të dhëna nga unë nga live-i im, dua të them… ose nga historitë e mia në Instagram, ku kam vendosur muzikë të caktuar. Kur vjen puna per ngjarje dhe gjera, nuk mendoj se eshte e vertete, nuk me intereson ta zbuloj sepse tashmë jam beqare, por kam pasur frike te pelqej… nuk kam frike por thjesht nuk e di si t’ia tregoj botës. Ndjej sikur sot ka qenë si një shenjë. Herën e fundit që hyra në live doja t’ju tregoja, por nuk dija si t’ju tregoja, kështu që ndryshova mendje. Pra, dua ta nis 2024-ën nga e para… e hapur. Jam kurioze për një jetë të re, për një fillim të ri. Po, jam e emocionuar.”

Cardi B dhe Offset u martuan në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë , vajzën Kulture, 5, dhe djalin Wave, 2 vjeç. Pak ditë më parë, u raportua se të dy Cardi B dhe Offset nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram.

What's your reaction?