Showbiz

‘Në videoklipe provokojmë’: Linda Halimi habit me deklaratën

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi, e cila së fundmi është bërë konkurrente në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ka habitur banorët e tjerë me deklaratat e saj.

Pas akuzave për ngacmim nga kolegu i saj në muzikë, Blero, ajo ka shprehur se muzika ëshë industria e seksit.

“Ta them sinqerisht që nuk gënjej. Të jesh fëmër në industrinë muzikore… Jemi pjesë e industrisë së seksit. Muzika është një industri shumë seksi. Ne nëpër video klipe provokojmë, që nuk i bëjmë çdo ditë. Nëpër videokipe ne veshemi shumë seksi, me bikini. Më shkruajnë këngëtarë e reperë të estradës që janë të martuar”– u përgjigj Linda.

Ajo gjithashtu pranoi se këngëtari shqiptar Ledri Vula i ka shkruar në Snapchat , duke e ngacmuar dhe jo për një bashkëpunim muzikor.

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”- tha ajo.

What's your reaction?