Showbiz

Ndërron jetë në moshë të re producenti Kevin Turen

Kevin Turen ndërron jetë në moshën 44-vjeçare. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të producentit të famshëm e kanë bërë  të ditur familjarët e tij. 

Turen ka lindur në Manhatan dhe ka studiuar për kinema në Universitetin e Kolumbias përpara se të fillonte karrierën e tij si producent. Kevin bëri debutimin e tij si producent në filmin ‘Wassup Rockers’ të vitit 2005 nga regjisori Larry Clark. Ai do të vazhdonte të prodhonte një sërë filmash artistikë duke përfshirë ‘Operation Endgame’, i cili u shkrua nga krijuesi i Euphoria, Sam Levinson. 

Krijimtaritë e tjera të tij si producent përfshijnë : ‘Arbitrage’ me Richard Gere, ‘All Is Lost’ me Robert Redford dhe dy filma të tjerë Levinson, ‘Assassination Nation’ dhe ‘Malcolm & Marie’. Së fundmi ai prodhoi filmin e Nicolas Cage dhe Pedro Pascal ‘The Unbearable Weight of Massive Talent’.

Një mik i ngushtë i Kevin dhe gjithashtu CEO i PMC shkruan se pavarësisht arritjeve të mëdha në botën e filmit pasioni i Kevinit ishin familja dhe miqtë e tij. Ai ishte shumë krenar për fëmijët e tij. Ai dhe gruaja e tij, Evelina, ishin të vendosur që fëmijët e tyre të rriteshin me vlera të mëdha. 

What's your reaction?