VIP

‘Na e ke marrë fytyrën’/ Pas martesës me një njeri me ngjyrë, Lindita Halimi tregon pengesat nga njerëzit

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi, e cila tashmë është pjesëmarrëse në reality shoë ‘Big Brother Vip Kosova’, është shprehur me banorët e tjerë për martesën e saj me një njeri me ngjyrë.

Ajo tashmë jeton prej vitesh në Amerikë me bashkëshortin e saj dhe vajzën Kaimana, dhe largimi nga Shqipëria e ka bërë të kuptojë disa gjëra.

“A e din sa shumë e kam vuajtur sepse kam humbur shumë familjarë. Kam xhaxhallarët që nuk flas me ta sepse thonin na e ka marrë fytyrën. I kanë thënë babait tim që nëse ti s’je i gatshëm me marr gjakun, jemi ne që ta lajmë gjakun, e mbysim ne për ty. Nuk e keni idenë sa shumë kam vuajtur, me vite. Kam pasur konflikte pa fund dhe ma shumë mu kanë dhimbsur prindërit e mijë sesa historia ime. Mamin tim kur e kanë e kanë kuptuar në autobus që ka qenë nëna ime çfarë nuk i kanë thënë, e kanë sha, ‘ti e ke edukuar keq dhe çohu e del nga autobusi’. Vllait tim i kanë bërë presion në shkollë i kanë thënë që si nuk të vjen turp që e ke lënë motrën tënde me një zezak.  Kam vuajtur shumë. Kurr skam qenë viktimë, ata e kanë pranuar gjithmonë që unë jam e fortë dhe që mundem t’ia dal. Kam vuajtur shumë. Edhe burri im ka vuajtur shumë këtë presion dhe është munduar babait tim që unë kurr skam me ta keqtrajtuar vajzën.” – ju tregoi banorëve të tjerë, Linda.

Gjithashtu ajo tregoi dhe për një lidhje të vjetër me një shqiptar nga Peja. 

“Kam qenë e fejuar me një shqiptar nga Pejës, të cilin e përshëndes se nuk kam asgjë kundër tij, edhe ai ka qenë jo i fejuar, por me një vajzë. Ka ardhur në koncert se e ka lutur një këngëtare që ta këndoj një refren të këngës që e ka bërë me DJ Blunt”, u shpreh këngëtarja.

What's your reaction?