Showbiz

‘Mos rri aty ku je i palumtur’/ Arjola Demiri tregon sekretet e saj, ja arsyeja e largimit nga Portokallia

Pas famës së Big Brother Vip Albania, aktorja shqiptare Arjola Demiri , u largua nga skena e teatrit por edhe nga formati humoristik ‘Portokalli’, ku ajo u bë e njohur vite më parë.

Së fundmi, Arjola u shfaq përsëri në një intervistë në emisionin e Aulona Mustës, “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu disa të pathëna për publikun shqiptar.

E pyetur për meshkujt dhe interesat qe kanë ata ajo u përgjigj se: Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”, ndoshta duke nënkuptuar dhe një histori të saj personale. 

Gjithashtu ajo u pyet për mungesën e saj në Portokalli ku u shpreh se:’Pas daljes nga Big Brother kisha shumë nevojë për një pauzë. Vazhdova për gati dy sezone. Thashë në muajin maj do marr një pauzë,dhe do mendoj se çfarë dua të bëj pasi u bënë katër vite në ‘Portokalli’. Thashë ka ardhur momenti që të bëj diçka tjetër dhe të merrem me diçka tjetër që ndoshta mund të më rrisin mua si Arjolë artistikisht dhe profesionalisht dhe kam disa projekte. Unë kam vënë re diçka në këto vite pune, sa më shumë rritesh në karrierë çmimi jot ulet dhe këtë nuk e kuptoj. Unë kam bërë filma me shumë pak lek sepse e di që aq mban buxheti. Por e kam bërë sepse e dua, sepse më mbush.  E di që benefiti do jetë kur ai të shfaqet në ekran.– përfundoi aktorja.

What's your reaction?