Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Florjan Binaj, ka qenë i ftuar së fundmi në “Garage Lock” / Podcast. Ai ka folur gjatë për jetën e tij përfshirë dhe momentet e para kur është pranuar në emisionin e humorit ‘Portokolli’ dhe deri tek largimi i tij nga ky i fundit.
Binaj është shprehur ndër të tjera që erdhi një pikë që aktorët u bënë më të mëdhenj se spektakli për nga rëndësia. Por pavarsisht kësaj vitet e fundit kjo gjë u tjetërsua dhe nuk ishte më e njeta frymë. Gjithashtu aktori u shpreh që Portokallia i merrte thuajse të gjithë kohën duke qenë se ai shkruante më shumë se gjysmën e numrave të shfaqjes gjë e cila ishte reflektuar edhe në famijen e tij. Ndaj dhe shtysa për tu larguar sa vinte dhe bëhej më e madhe.
“Mirepo vitet e fundit më saktë katër vitet e fundit erdhi një fryme shumë e keqe e cila hoqi meritokracinë tërsisht. Pra ai nuk e shihte si vlere por si kosto. Pra sa na kushton ta kemi këtë.Kete teknikë mund ta kemi në një biznes që bën kafe dhe qofte dhe ujë me gaz, që po ta mbajm këtë qoften pak më lirë, mund të eci pak më shumë, por në një television që ka promovuar vlerat dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirë dhe jo duke marrë më të dobëtit dhe nuk mund të jetojë gjatë duke marrë më të dobëtit.Filluan të marrin njerëz nga rruga, të paaftë dhe iu jepej më shumë hapësirë atyre.Unë shkruaja rreth 65% të numrave të shfaqes, mirëpo kjo i kushtonte më shumë familjes, pasi unë kisha shumë pak kohë për t’u marrë me fëmijët e mi. Për çfarë i bëra? Për t’i parë në whatsup?”