“Meritojmë më të mirën“, – Ndahet Beniada Nishani

Ndahet Beniada Nishani

Modelja dhe ish-finalistja e Big Brother Vip 1 , e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up“, ka folur për ndarjen nga partneri i saj ,Blerti Hajdari.

Në çdo intervistë që ka dhënë modelja bukuroshe, ka qenë e rezervuar për jetën e saj sentimentale. Madje, lidhjen e dyshes e kanë zbuluar më vonë pas shumë “ngacmimeve“ nga kolegët me hipoteza të shumta për personin që mund të kishte pranë Beniada.

Ajo e mbante të fshehtë historinë e dashurisë me vëllain e Arbër Hajdarit,me të cilin ishte njohur gjatë “Proçesit Sportiv“.

Së fundmi ,ajo thotë se i ka shijuar momentet e kaluara me ish- partnerin e saj dhe i uron më të mirat.

Gjithashtu, Nishani mendon dhe pjesëmarrjen në “Dancing with the Stars 3“, krahas projekteve të saja aktuale.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *