Ajo u bë kryefjala e lajmeve në rrjetet sociale, pas akuzës që bëri në emisionin ‘Big Brother Vip Kosova’, ndaj këngëtarit shqiptar Blero Muharremi.
Lindita Halimi tregoi se ai e kishte ngacmuar para 12 vitesh në një hotel në Kosovë ku kjo u mohua nga këngëtari dhe shumë prej komentuesve nuk e besuan.
Por së fundmi, Lindita gjatë një bisede me një banore tjetër ka treguar se dëshiron të largohet për shkak të vajzës së saj.
“Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.