Reality show më i ndjekur për momentin në Kosovë por edhe në Shqipëri, Big Brother Vip Kosova, po merr gjithnjë e më shumë vemëndjen e njerëzve me debatet që bëhen në shtëpi.
Së fundmi, këngëtarja Linda Halimi dhe ish Miss Prizreni, Kaderi, patën një debat shumë të ashpër mes tyre.
“Ty me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë”– iu drejtua Kaderi-Lindës, ndërsa kjo e fundit i tha konkurentes “ti shitesh për 500 euro”.
Por pas debatit, Linda i tregoi banores tjetër Santiana se deklarata e saj për Kaderin se shitet për 500 euro nuk kishte të bënte me trupin, siç ishte interpreuar nga disa, por për vlerën e zgjuarsisë.Gjithashtu këngëtarja tha se i vjen keq që deklarata e saj është parë në këtë mënyrë nga publiku, pasi e konsideron veten “feministe” dhe nuk i paragjykon vajzat, edhe nëse ato e shesin trupin.
“Nuk e kam pasur në kuptimin fizik, por në atë të shpërdorimit të mënyrës së të menduarit”, tha ajo.