“Lumi“ i verës rrjedh në rrugët e Portugalisë

Vere

Dy depozita vere në destilerinë Levira kanë shkaktuar një përmbytje të vërtetë në fshatin e komunës së Anadias, Portugali. 2.2 milionë litra verë të kuqe kanë vërshuar në rrugë, duke i lënë banorët gojëhapur në vendngjarje.

Sigurisht pas kësaj situate,kompania ka marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara, të cilat falë forcave lokale është parandaluar një fatkeqësi mjedisore. Hetimet po bëhen nga autoritetet përkatëse për të ditur motivin e derdhjes nga depozitat.

Pamjet e momentit shpërthyes në rrugë të verës kanë qarkulluar në postime të ndryshme në rrjete sociale,ku duket qartë si vera e kuqe vendosi të bëjë “një shëtitje“ në Portugali.

Portugalia është e njohur për verën e saj, me rajone si Lugina Douro e famshme për prodhimin e verës Port, dhe rajone si Alentejo dhe Vinho Verde të njohura për verërat e tyre të kuqe dhe të bardha. Eksplorimi i rrugëve të Portugalisë me fokus verën mund të jetë një përvojë e këndshme dhe pasuruese për entuziastët e verës dhe udhëtarët e interesuar për kulturën dhe traditat e vendit.

Së bashku me vendet e tjera prodhuese të verës si Franca, tani ka një mbiofertë për shkak të rënies së konsumit, ndër të tjera.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *