Mbajtja e luleve në zyrë siguron mjaft avantazhe. Ja disa prej tyre:
Shëndet më i mirë dhe produktivitet
Lulet rregullojnë humorin dhe sjellin rritje në produktivitetin e punës. Falë ndriçimit që i japin vendit të punës , krijojnë ambjent më të këndshëm. Studimet tregojnë se prania e luleve dhe bimëve në zyrë mund të sjellë humorin dhe produktivitet më të lartë. Bukuria natyrale dhe ngjyrat e luleve kanë një ndikim pozitiv psikologjik , duke ulur stresin dhe promovuar mirëqënien.
Ato përmirësojnë dhe cilësinë e ajrit. Disa lule dhe bimë specifike kanë veti të përmirësimit të ajrit të brendshëm duke hequr toksinat dhe duke çliruar oksigjen. Ndërkohë që shumë lule vetëm nuk ndikojnë në përmirësim të dukshëm, duke i kombinuar me bimë të ambjenteve të brendshme kontribuojnë në mjedis më të shëndetshëm zyre.
Për sa I përket produktivitetit, mbajtja e luleve në zyrë rrit kreativitetin. Ngjyrat plot jetë dhe format unike të luleve frymëzojnë mendimin dhe aftësitë e të menduarit kritik dhe për zgjidhjen e problematikave. Kjo, është sidomos fitimprurëse në industritë e krijimtarisë apo sektorët e punës që kërkojnë zgjidhje innovative.
Gjithashtu, lulet dhe elemente të tjerë të natyrës ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit. Bukuria e tyre, aroma që kanë , krijon një efekt paqësor, që mund të jetë domosdoshmëri në veçanti të pozicioneve të punës që përfshijnë presion të lartë pune. Sigurojnë mirëqenie të lartë dhe punonjësit ndihen më të lidhur me natyrën dhe kjo lidhje përmirëson kënaqësinë në punë.
Estetikë dhe dekor
Një aspekt tjetër që duhet vlerësuar është përshtypja pozitive në zyrë. Lulet lënë një mendim të këndshëm, ftues për klientët apo blerësit të ndryshëm kur vijnë në zyrë. Tregojnë që kompania kujdeset për paraqitjen dhe rehatinë e vizitorëve të saj. Më thjesht, lulet shtojnë bukuri dhe pamje vizuale zyrës. E bëjnë një vend më të kënaqshëm për të kaluar kohën.
Ato përdoren edhe si dekor personalizues. I zgjidhni sipas zyrës duke reflektuar markën dhe vlerat e kompanisë. Shërbejnë si fillues bisede, duke thyer kështu“akullin“ mes punonjësve dhe vizitorëve. Jo vetëm si zbukurim në zyrë, por edhe për raste speciale, evente , duke e bërë atmosferën më festive.
Të mbash lule në zyrë është diçka që nuk duhet të mungojë në asnjë kompani që mendon si për punonjësit ashtu dhe për të ftuarit e vet. Krijon në vija të përgjithshme një sens përgjegjësie duke i ujitur dhe duke u kujdesur për to, në këtë mënyrë edhe për imazhin e kompanisë.