Kim Kardashian në episodin e radhës “The Kardashians” foli për jetën e saj sentimentale duke thënë që nuk është në kërkim të dashurisë dhe se dëshiron të qëndroj beqare të paktën edhe në vit.
Teksa po zhvillonte një bisedë me mikun e saj dhe stilistin Chris Appleton ky i fundit i thotë që kjo periudhë duket që është më e mira ndonjëherë, pamja e saj është mahnitëse, ka në kontroll gjithçka, i ka fëmijët pranë dhe mendoj që je në një mjedis të lumtur.
Kim e pranoj këtë gjë duke pohuar që po jeton në një vend të qetë dhe e lumtur. Më pas Kim u pyet për periudhën që kishte dashur të ishte beqare dhe se tashmë kishte kaluar një vit nga deklarata e saj. Kim u shpreh se kishte edhe një vit kohë për të qenë beqare dhe këtë gje ajo po e shijon dhe mendon që është shumë mirë për të. Gjithashtu shtoj faktin që nuk është në kërkim të dashurisë por dashuria e gjen atë.