Kim ndau një foto në grup të saj duke pozuar me motrat Khloé, Kendall dhe Kylie Jenner në festën e ditëlindjes në restorantin Funke në Beverley Hills.
Në foto, Kim e cila mbushi 43 vjeç shkruan: “Shumë e bekuar që arrita jackpotin e miqve! Nuk mund ta kisha ëndërruar ndonjëherë se do të isha kaq me fat t’i quaja këto vajza shoqet e mia. “
Për Kourtney Kardashian Barker, e cila dukshëm mungonte tek festa Kardashian shkruante në postim se do t`i bashkohej piknikut në shtrat, duke qenë se është shtatzënë.
Ajo ndau foto nga festa e ditëlindjes së saj duke pozuar me të ftuarit e tjerë, të cilët përfshinin Hailey Bieber, Lauren Sánchez dhe Olivia Pierson, Natalie Halcro, Stephanie Suganami dhe shoqen e fëmijërisë Allison Statter.
Themeluesja e SKIMS festoi me një fustan të kuq të ndezur me prerje anash, ndërsa asaj iu bashkua familja dhe miqtë. Kardashians kishin veshur nuanca të zeza dhe taka me rripa portokalli për të kompletuar pamjen e saj të ditëlindjes.