Moti ne këto ditët e fundit e paralajmëroi menjëherë ardhjen e stinës së re. Edhe pse përfundimi i stinës së verës është gjithnjë i dhimshëm e pushimet do të na mungojnë të gjithëve, duhet të përgatitemi për stnën e re që na pret.
Për ta patur më të lehtë këtë më poshtë do të gjeni një listë me 10 veshje thelbësore që mund të konsideroni t’i shtoni në veshjet tuaja për sezonin e vjeshtës:
Xhupat e lehtë: Xhupat e lehtë e të hollë janë një zgjidhje perfekte për t’u mbajtur ngrohtë në momentet që duhet e për të mos yënë shumë vend kur na duhet ta heqim e ta marrim me vete . Gjithashtu një xhup i lehtë vjeshtor është gjithmonë shumë stil dhe i kombinuar lehtesisht.
Xhaketa xhins: Një xhaketë xhins, apo bomber është gjithmonë e kombinueshme dhe komode për ta patur me vete.
Çizme deri në kyçin e këmbës: Këto çizme mund të vishen me xhinse, funde apo fustane, duke i bërë ato një element kryesor për periudhën e vjeshtës.
Shajet: Shajet jo vetëm që shtojnë një shtresë shtesë ngrohtësie, por gjithashtu ju ofrojnë një ngjyrë dhe teksturë në veshjet tuaja.
Xhins i errët: Një palë xhinse të mira me ngjyrë të errët janë një baza e gjithanshme për shumë veshje vjeshtore.
Fustane me mëngë të gjata: Këto mund të kombinohen me geta dhe çizme për të krijuar një pamje elegante por edhe të rehatshme.
Copat lëkurë e vërtetë/artificiale: Pavarësisht nëse është një xhaketë, fund apo pantallona, copat e lëkurës mund t’i shtojnë një prekje tërheqëse veshjeve tuaja vjeshtore.
Copat me kuadrate: Këmishat, fundet apo edhe xhaketat mund t’i japin veshjeve tuaja një ngjyrim të stilit klasik të vjeshtës.
Kapucat apo kapelet: Ndërsa moti bëhet më i ftohtë, një kapuc apo kapelë e lezetshme mund të jetë një aksesor praktik që gjithashtu e ndryshon pamjen tuaj të përgjithshme.
Mos harroni, çelësi është të zgjidhni artikujt që përshtaten me stilin tuaj personal dhe që mund të përzieni dhe kombinoni në mënyrë të tillë që të krijoni veshje të ndryshme gjatë gjithë sezonit.