Showbiz

‘Ka shkatërruar fytyrën’: Pas akuzave, reagon Adriana Lima

Adriana Lima më në fund iu përgjigj akuzave negative për paraqitjen e saj të fundit në tapetin e kuq.

Supermodelja braziliane, 42 vjeçe, u shfaq në premierën e Los Anxhelosit të “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, duke u dukur magjepsëse me një minifustan të zi të mrekullueshëm me xhepa të kuq dhe taka me majë për t’u përshtatur.

Megjithatë, pamja e saj shkaktoi disa komente jo shumë të këndshme në internet, duke përfshirë sugjerimet se së fundi kishte bërë operacione estetike.

Adriana Lima iu përgjigj kritikëve të saj me një postim në Instagram Story. Ajo ndau një foto të saj pa grim, duke shkruar: “Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy në moshë afër adoleshencës, një 1-vjeçareje që mëson të ecë dhe tre qenve”.

“Faleminderit për shqetësimin tuaj”, shtoi ajo.

Lima mori pjesë në premierën e Hunger Games me të dashurin e saj, Andre Lemmers, dhe vajzat e saj, Sienna, 11 dhe Valentina, 14 vjeç, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, basketbollistin serb Marko Jarić. Ata gjithashtu u bashkuan në këtë ngjarje nga dy fëmijët e Lemmers, Miah dhe Lupo.

Lima dhe Lemmers, 42, mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Cyan Lima, në gusht 2022. Modelja zgjodhi te shprehej ne gazeten ‘PEOPLE’ në fillim të këtij viti për mënyrën se si ajo po zgjidhte të përqafonte trupin e saj pas lindjes.

“Çdo ditë më duhet t’i kujtoj vetes: “Dëgjo, prano kush je. Prano trupin tënd”, tha ajo në një event të Victoria’s Secret në prill.

“Është një trup i cuditshem tani sepse unë pata një fëmijë. Është një bekim kaq i madh. Çdo trup ka një reagim të ndryshëm me shtatzëninë dhe pas shtatzënisë,” vazhdoi ajo.

What's your reaction?