1. Mos i nxitoni gjërat
Merrni kohën tuaj rrini të qetë. Asnjëherë mos i bëni qëllimet tuaja shumë të qarta për vajzën që ju pëlqen dhe mos e teproni duke i shprehur ndjenjat tuaja.
2. Jepini asaj vëmendjen e duhur
Mos hiqni dorë nga angazhimet tuaja për ti dhuruar asaj gjithë vëmendjen tuaj gjatë gjithë kohës. Kjo është mënyra më e lehtë për ta bërë një vajzë të mërzitet nga ju shumë shpejt. Është e rëndësishme të mos e humbni veten kur bini në dashuri.
3. Duajeni veten para së gjithash
Kjo është shumë e rëndësishme nëse doni të bëni një vajzë të dashurohet me ju. A e doni vërtet veten? Nëse nuk mendon se je i mrekullueshëm, si mund ta bindësh botën apo vajzën që pëlqen se je një djalë i mrekullueshëm. Duaj dhe respekto veten atëherë, edhe bota do t’ju shohë në të njëjtën mënyrë.
4. Lëreni të shohë që ju keni një jetë
Mbani veten të angazhuar dhe përfshihuni në aktivitete të ndryshme. Mund të jeni duke bërë aktivitet sportiv gjatë fundjavës, duke u bashkuar me disa klube argëtuese, apo duke bërë diçka të re me miqtë tuaj. Sa më interesantë të jeni ju dhe bisedat tuaja, aq më e mahnitur nga ju do të jetë ajo.
5. Gjithmonë të kuruar
Pamja nuk është prioriteti më i madh i çdo vajze, por padyshim do të jetë një avantazh për ju nëse do të dukeni në formë dhe të kuruar. Nëse doni të lini një përshtytpje të mirë tek vajzat kur i takoni për her të parë duhet të ndiqni këto këshilla. Sigurisht duhet ta bëni për veten fillimisht e më pas edhe për të fitur zemrën një vajze.
6. Besoni në veten tuaj
Nuk është e lehtë të besosh në veten tënde kur mendon se je askushi. Pra vetëm sepse mendoni se nuk jeni në gjendje t’i bëni përshtypje një vajze, ta quani veten një dështim. Filloni të besoni në veten tuaj dhe aftësitë tuaja dhe shijoni botën. Nëse nuk funksionon një herë, thjesht merrni një mësim të mirë dhe provoni përsëri. Kjo do të thotë që herën tjetër mund të bëni më mirë.
7. Mos tregoni pasiguritë tuaja apo xhelozinë
Asnjëherë mos ia zbuloni xhelozinë vajzës që ju pëlqen, nëse keni ndërmend ta bëni vajzën të dashurohet me ju. Nëse ajo ju sheh si një djalë të pasigurt dhe xheloz, ajo thjesht do të mendojë se jeni një djalë i mërzitur. Pak xhelozi është e lezetshme, por vetëm pasi ajo fillon të tregojë shenja se ju pëlqen.
8. Shmangni posesivitetin
Jepini gjithmonë një vajze hapësirën e saj, veçanërisht kur po përpiqeni ta joshni atë. Shmangni shikimin vazhdueshëm në të sa herë që flet me një djalë tjetër. Gjithashtu, mos i telefononi çdo natë ose mos i dërgoni mesazhe çdo disa orë. Jepini asaj pak hapësirë. Në këtë mënyrë ajo do të kuptojë se si ndihet pa prezencën tuaj.
9. Bëhu një djalë i besueshëm
Ndihmojeni kur ajo ka nevojë për diçka. Bëhu djali tek i cili mund të besojë kur përfshihet në një telash. Vajzave u pëlqen kur një djalë ju jep siguri. Nëse ajo ndihet e sigurt pranë jush, ose beson se ju jeni një djalë që mund të përballojë çdo situatë të vështirë, ju jeni tashmë në mendjen e saj.
10. Flirtoni në një mënyrë miqësore
Ajo ndoshta nuk do të flirtojë nëse ka djem të tjerë përreth, kështu që përpiquni të kaloni pak kohë vetëm me të nëse është e mundur. Nëse doni ta merrni ngadalë sepse nuk jeni të sigurt për ndjenjat e saj për ju, filloni duke flirtuar si mik. Më pas, pasi të keni kaluar flirtin miqësor, çojeni atë në nivelin tjetër.