‘Jam shtatzënë’/ Pas telefonatës ‘kurth’, Orinda Huta flet publikisht

orindahuta

Disa ditë më parë, në emisionin ‘Ndryshe’, që transmetohet në Top Albania Radio nga Salsano Rrapi ,Adi Pojana dhe Anxhela, u realizua një telefonatë kurth, ku pjesë e kësaj shakaje ka qënë këngëtarja shqiptare Orinda Huta.

Moderatoja e emisionit Anxhela ishte ajo që e vazhdoi telefonatën kurth, duke pretenduar se njeh bashkëshortin e Orinda Hutës, Turjan Hyska tashmë prej 2 vitesh dhe duke i thënë se ka ngelur shtatzanë me të.

Pa një reagim të madh, Orinda i tha moderatores ‘ Ah sa keq më vjen për ty’, dhe i ka mbyllur telefonin.

Së fundmi, këngëtarja ka pasur një reagim në rrjetet sociale ku tregon se e kuptoi që ishte një kurth, dhe se kjo shaka ishte pa ‘kripë’, duke lënë të kuptohet se kjo telefonatë ka dështuar. 

(Marre nga Instagram)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *