Showbiz

“Nuk kam qenë kurrë fëmijë”: Emocionon me deklaratën banorja e ‘BBVK’

Siç e do tradita, ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2 është mbajtur darka e të nominuarve. Kjo darkë konsiston në përballjen e banorëve që janë të nominuar për të folur më shumë rreth lojës së tyre dhe arsyes pse duhet të qëndrojnë akoma në shtëpi. Të nominuar për këtë javë janë: Monika, Alby, Vesa, Edona, Lindita, Lumbardhi

E teksa po zhvillonin pyetje-përgjigje me njëri – tjetrin njëra nga banoret, Edona u pyet nëse edhe jashtë ka këtë karakter apo e bën vetëm për lojë. Banorja ka emocionuar me përgjigjen e saj teksa ka rrëfyer se ndonjëhere ndihem fëmijë pasi nuk kam qenë kurrë e tillë.

“Jam nganjëherë fëmijë se nuk kam qenë kurrë, babai dhe nëna ime kanë shkuar në Gjermani shumë herët para lufte e unë kam punuar shumë se kemi menduar që do na kthejnë sërish në Kosovë, e unë për vëllanë tim u desh me qenë nënë, kam fshirë kam bërë bukë, e kam luajtur karakterin e nënës. Më ka munguar koha, s’kam qenë kurrë fëmijë. I kam 37 vjet edhe tani si fëmijë. Kush më njeh mua, kush më ka parë mua, nuk ndërroj, kështu jam. Kam dëshirë të jem fëmijë”.

  • Marrë nga (BBVK)

What's your reaction?