VIP

“Jam gati për martesë”: Futbollisti shqiptar surprizon me deklaratën

Një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares Shqiptare të futbollit në këtë rrugëtim EURO 2024 është padyshim Jasir Asani. Ditën e sotme futbollisti i njohur ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në ‘Top Channel’, ku ka rrëfyer më shumë rreth familjes së tij, jetës përsonale dhe rrugëtimit të tij me Kombëtaren.

Teksa ka folur për familjen e tij Asani është shprehur që ka patur gjithmonë mbështjetjen e tyre gjatë gjithë karrierës. E sa i përket jetës përsonale ai ka pohuar që është në një lidhje dashurie dhe që çifti janë gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë: “Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak” u shpreh Asani.

  • marre nga (Top Channel)
  • marre nga (Top Channel)

Sa i përket Kombëtares ka dhënë një mesazh të bukur duke thënë: “Me këtë grup do të bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët!”

What's your reaction?