Showbiz

`Jam e bekuar`/Katy Perry feston ditëlindjen

Katy Perry thotë se dëshiron paqe , në ditëlindjen e saj të 39-të këngëtarja shprehet: “Kam gjithçka, jam shumë e bekuar”.

Perry-t iu dhurua një tortë nga kolegu i saj, gjyqtari i American Idol, Luke Bryan, në audicionet e shfaqjes në Los Angeles.

“Unë e di se çfarë dua, po uroj paqe”, shtoi ajo teksa frynte qirinjtë.

Këngëtarja e “Firework”, e cila ka një vajzë Daisy Dove, me të fejuarin e saj Orlando Bloom, vazhdoi të tregojë se ajo po festonte ditën e saj të madhe me familjen e saj, por po i mbante gjërat larg syve të publikut.

Urimet e ditëlindjes vërshuan edhe nga miqtë e saj të famshëm, duke përfshirë Kim Kardashian, Lauren Sánchez dhe Paris Hilton, të cilat ndanë kujtime të ëmbla , me foto të çiftit së bashku në media sociale.

What's your reaction?