Festivali i Këngës në RTSH i cili organizohet cdo vit me pjesmarrjen e artistëve shqiptarë të njohur por edhe ata të rinj, duket se nuk e ka filluar me ‘këmbë të mbarë’ dhe arsyeja që të gjithë po e akuzojnë është se fituesi është caktuar para kohe dhe ajo është Elsa Lila.
Pas largimit të këngëtareve Samanta Karavella dhe Kejsi Tola, së fundmi edhe Sardi Strugaj ka thënë se do të largohet nga ky kompeticion.
“Kejsi dhe Samanta janë larguar para meje”, tha Sardi.
“Kështu flitet, unë emrin e Anxhelës e kam ditur që në Maj. Emrin e Ronelës e dija nga Qershori që e ka fituar Ronela.
Nuk e besoja por kur dalin… Vjet Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet flitet që e ka fituar Elsa, mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur”, tregon këngëtari.
Një arsye që ai u tërhoq është se sipas tij niveli i festivalit ishte shumë i ulët, ndërsa edhe nëse e fiton Elsa Lila, Sardi u shpreh se nuk do ta kishte problem nëse ajo e meriton.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve.
Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë”, tha Sardi.