Showbiz

“Humbje peshe dhe rraskapitje”: Këngëtari rrëfen luftën me sëmundjen e vështirë

Këngëtari i famshëm Nick Jonas pjesë e grupit “Jonas Brothers” së fundmi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një vidio ku ka shpjeguar për sëmundjen e tij dhe rolin që ka luajtur familja në gjithë këtë situatë të vështirë.

Nick tregon se 18 vite më parë është diagnostikuar me diabet të tipit 1. Ai tregon ndër të tjera edhe shenjat e ndryshme që të çojnë drejt kësaj diagnoze dhe se kishte qenë pikërisht nëna e tij ajo që kishte vënë re ndryshimet tek ai. Ai gjithashtu e konsideron veten me fat që kishte shumë mbështetje rreth vetes dhe që e zbuluan sëmundjen menjëherë.

18 vjet më parë u diagnostikova me Diabet të Tipit 1. Familja ime, veçanërisht mamaja ime, vuri re një ndryshim tek unë dhe pa katër shenjat kryesore që ne tani i dimë se janë simptoma të diabetit të tipit 1.

  1. urinim i shpeshtë
  2. etje e tepruar
  3. rraskapitje
  4. humbje peshe e pashpjegueshme.

Unë isha mjaft me fat që kisha këtë sistem të jashtëzakonshëm mbështetjeje rreth meje që vuri re këto shenja, më ndihmoi të merrja vendimin për t’u kontrolluar dhe në fund më shpëtoi jetën. Si baba i ri vetë, e kuptoj se sa e rëndësishme është të jem në vëzhgim për këto shenja ndërsa vajza ime rritet.

Këtë vit ne po zgjerojmë mesazhin tonë #Shikoshenjat vetëm për individët që janë duke u diagnostikuar, por edhe për ata përreth tyre.

Merr pjesë në fushatën tonë #SeeTheSigns dhe bashkohu me mua në rritjen e ndërgjegjësimit për këto simptoma të diabetit të tipit 1 dhe tipit 2 që shpesh mungojnë dhe ndihmo për të shpëtuar jetë.’  shkruan këngëtari.

What's your reaction?