Në rrjetet sociale ka pasur një debat për performancën e Hande Erçelit në aktrim. Aktorja e njohur, e cila u rikthye në xhirime me serialin Bambaska Biri (Një tjetër), është kthyer në një nga personat më të përfolur në rrjetet sociale.
Disa teleshikues ndajnë komente duke thënë se ajo i përshtatet shumë rolit të saj dhe se kanë kënaqësinë ta shohin në ekran si prokurore Leyla. Disa teleshikues kritikojnë performancën e Erçelit në aktrim dhe mendojnë se ajo nuk e përballon dot rolin.
Në të vërtetë, aktorja e re po bën përpjekje të mëdha për të përmirësuar veten.
Vite më parë, Erçel u kritikua shumë me performancën e saj, e më pas u ndesh edhe me komplimente, duke thënë se e kishte dëshmuar sërish veten me aktrimin e saj në serialet Halka, Azize dhe Sen Çal Kapımı.
Ka shikues që e pëlqejnë performancën e Erçelit, e të tjerë që nuk e shikojnë. Megjithatë, nuk mund të ndryshohet një fakt: Hande Erçel është një nga aktoret më të njohura turke , ka miliona fansa dhe njihet edhe jashtë vendit. Kjo jep një kontribut të madh në promovimin e Turqisë në mbarë botën.