Muzika e Taylor Swift ka prekur miliona njerëz anembanë botës, duke përfshirë të dashurin e saj të ri Travis Kelce, i cili së fundmi tha në një intervistë se e ka zotëruar artin e ‘të mos të të interesuarit për asgjë’.
Dhe duket se ai nuk është i vetmi që përfiton nga magjia e Taylor. Fansat në Reddit e përshkruajnë të qenurit pjesë e komunitetit Swiftie si “pothuajse si kult, në mënyrën më të mirë”.
Tani, studimet kanë filluar të sugjerojnë se muzika e saj mund të ketë një efekt të vërtetë, të matshëm në shëndetin mendor të njerëzve , dhe jo gjithmonë në një mënyrë të mirë.
Ndërsa Taylor Swift adhurohet nga miliona njerëz, efektet e muzikës së saj tek fansat e saj nuk kanë qenë gjithmonë pozitive.
Disa fansa raportuan se i kishte humbur kujtesa pas koncertit, pasi u tronditën shumë duke e parë atë live pasi e kishin ëndërruar për kaq shumë kohë.
Ekspertët thonë se ka prova të mira për të shpjeguar fenomenin, i cili nuk u ndodh vetëm super-fansave të Swift-it, të cilët e quajnë veten Swifties.
Neuroshkencëtari Dr Dean Burnett, bashkëpunëtor nderi i kërkimit në Universitetin e Cardiff, MB, tha: “Nëse jeni në një koncert të dikujt që dashuroni, i rrethuar nga mijëra njerëz të tjerë shumë të emocionuar, duke dëgjuar muzikë me të cilin keni krijuar lidhje emocionale, kjo do të shnderrohet ne shumë emocione që do t’ju ndodhin në një kohë.
“Përveçse rraskapitëse për trurin, do të nënkuptojë se të gjitha gjërat që përjetoni do të kenë një cilësi të lartë emocionale, që do të thotë se asgjë nuk “shquhet” dhe kjo është e rëndësishme nëse doni të rikuperoni një kujtim më vonë.
Dr Ewan McNay, një profesor i asociuar në departamentin e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Albany, tha se truri i njerëzve reagon ndaj emocioneve ekstreme pozitive në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si ata reagojnë ndaj stresit negativ.Kjo mbingarkesë mund ta bëjë më të vështirë formimin e kujtimeve.