Showbiz

Greta Koçi në pritje të ëmbël

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Greta Koçi, ka ndarë së fundmi me anë të një postimi në Instagram lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë.

“Në pritje të ëmbël… më e lumtur se kurrë” , – shkruan Greta në krah të postimit të saj.

Këngëtarja është e martuar dhe jeton me partnerin e saj në Austri, duke mos ndarë shumë detaje rreth jetës së tij personale, përveç faktit që është shqiptar dhe me profesion inxhinier.

Ajo shprehet se do të bëjë një dasmë modeste me partnerin të cilin jeton prej 4 vitesh.

Rikujtojmë që lajmin se kishte dikë në jetën e saj e pohoi vetëm gjatë emisionit me Ermal Peçin, ku artistja tha se ishte tashmë e martuar dhe mendimi për të pasur një familje të konsoliduar ishte mëse I pranishëm.

 Dhe vetëm pak ditë më parë , ndan me fansat që do të bëhet nënë .

Edhe në eventet ku ka marrë pjesë , ajo është treguar mjaft e kujdesshme duke e mbuluar barkun me veshje të gjera.

Greta Koçi ka arritur të mbajë të fshehur këtë surprizë të bukur.

I urojmë një shtatëzëni të mbarë dhe suksese në këtë udhëtim të rëndësishëm!

What's your reaction?