Këngëtari shqiptar Erik Lloshi , ka pasur një pauzë të gjatë në skenën shqiptare por mesa duket është rikthyer përsëri.
Në një intervistë me moderatoren Anila Cela, ai foli për karrierën e tij dhe njerëzit që e kanë ndihmuar gjatë viteve, por edhe ata që e kanë zhgënjyer duke mos i dhënë dorën në momente të këqija.
“Ka patur persona që unë i kam ndihmuar , janë të shumtë ata të cilëve u kam dhënë dorën. Kur kam qenë në momentet e mia më të mira ka patur njerëz që kanë qenë pas meje nga ana profesionale dhe kërkonin ndihmë. Unë vetë i jam mirënjohës Flor Mumajesit, i jam mirënjohës Kledi Bahitit.
Janë të dy të pandarë për mua dhe më kanë dhënë dorën të jem këtu. Kurse këta që ishin dikur pas meje dhe unë ju dhashë dorën, në momentin që dolën para meje dhe unë kisha nevojë për një fjalë të mirë se bënë. Kjo është gjëja e çuditshme në jetë. Njerëzit janë shumë mosmirënjohës”- përfundon këngëtari.