Lifestyle

Flokë të shëndetshëm/ Zbuloni sekretin nga dermatologët

Mënyra se si i lani flokët edhe produktet që përdorni janë një aspekt shumë i rëndësishëm i kujdesit ndaj flokëve për ti mbajtur të lëmuara dhe me shkëlqim. Ndiqni disa nga këshillat që japin dermatologët për të patur flokë sa më të shëndëtshëm.

Larja e flokëve:

Për të kuptuar se sa shpesh duhet të lajmë flokët duhet të shohim sasinë e yndyrës që prodhon skalpi juaj. Nëse skalpi juaj është i yndyrshëm duhet ta lani atë shumë shpesh, edhe çdo ditë. Nëse flokët tuaj janë të trajtuar kimikisht atëherë ata do të jenë të thatë dhe mund ti lani më rrallë. Gjithashtu me kalimin e moshëes ju do të kuptoni që skalpi juaj prodhon më pak yndyrë ndaj dhe mund të mos keni nevojë për ti larë shpesh.

Përdorimi i shampos: 

Përqëndroni shampon në lëkurën e kokës tuaj, kushtoni rëndësi jo vetëm larjes së flokëve por edhe skalpit të saj. Larja vetëm e gjatësisë së flokëve katendencën të krijojë flokë të thatë dhe të trashë.

Përdorimi i balsamit:

Përdorni balsam pas çdo shampo, është shumë e rëndëishme që nese nuk kemi një shampo 2 në 1 të përdorni ekstra balsam pasi do të ndihmojë shumë flokët e dëmtuar dhe shkëlqimin dhe duke ulur elektrizimin. 

Sezoni i verës:

Mbroni flokët tuaj nga rrezet UV dhe nga klori. është shumë e rëndësishme që të përdorni spray mbrojtës gjatë ekspozimit në diell ose në rastet që jeni në pishina duhet të përdorni mbrojteset e kokës që klori mos të deportojë në flokët tuaj pa i dëmtuar ato.

What's your reaction?