Regjisori i “No Hard Feelings“ është shprehur pas kritikave për hendekun e moshës mes personazheve të Jennifer Lawrence dhe Andrew Barth Feldman.
Në film, Lawrence luan rolin e banakieres 32-vjeçare Maddie, ndërsa Feldman luan rolin e studentit 19-vjeçar Percy. Në jetën reale, Lawrence është 33 vjeç dhe Feldman, 21. Maddie është punësuar nga prindërit e Percy për të dalë me të, për ta nxjerrë nga guaska e tij dhe në fund ta joshë para se i riu introvert të shkojë në kolegj.
Pavarësisht se filmi u publikua vetëm pak ditë më parë, njerëzit tashmë kanë shumë për të thënë për të – në veçanti, për hendekun e moshës së personazheve.
Njerëzit kanë vërshuar në mediat sociale për të dhënë komentin e tyre për filmin dhe për disa, hendeku i moshës midis personazheve nuk qëndron si duhet. Një përdorues X – i njohur më parë si Twitter – tha: “Hendeku i moshës në “NoHardFeelings “është kaq i çuditshëm për mua… Unë as që mund ta shijoj filmin.”
Gene Stupnitsky ,regjizori dhe bashkë skenaristi i filmit ,që atëherë ka adresuar reagimin e ashpër, duke reflektuar në një tjetër prej filmave të Lawrence , `Silver Linings Playbook`, ku personazhi i Bradley Cooper është 15 vjet më i vjetër se ai i aktores.
“Shkon edhe anasjelltas”, – tha ai në premierën e filmit në Nju Jork, përpara se të shtonte: “Ne u munduam për të qenë sa më të kujdesshëm. Morëm një qasje humaniste dhe mendoj se kjo është gjithçka që mund të kërkoni.”