Ditën e djeshme çifti i njohur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë dhënë lajmin e bukur që së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Mesazhe të shumta urimi kanë ardhur në adresën e çiftit nga personazhe të famshëm te showbizit përfshirë edhe ata që aludohej se çifti mund të ketë pasur prishje të raporteve.
Përmendim këtu: Eduard Grishaj, Arbana Osmani, Efi Dhedhes, Nita Latifi, Ronaldo Sharka etj.Por me sa duket një personazhi nuk i ka kaluar akoma “inati” me çiftin e dashur për publikun. Bëhet fjalë për opinionisten e njohur Zhaklin Lekatari.
Ditën e djeshme pasi është bërë publik lajmi, Zhaklina ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një opinion bazuar në faktin që në Shqipëri fëmijët lindin për ineteres dhe jo për dashuri. Ajo shkruan: “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë.”
Kjo ka bërë që në media të aludohej se ky postim vjen si një thumb për çiftin por akoma nuk kemi një reagim nga palët lidhur me këtë deklaratë.